Varret në Boboshticë, i akuzuari: Omonia më pagoi

04/11/2010 12:00

Punëtori ndaj te cilit ka nisur ndjekja penale për dhunimin e varrezave të Boboshticës ka pohuar para grupit hetimor se është porositur dhe paguar nga Omonia për të kryer veprimet e ndërtimit të shkallares dhe bazamentit prej betoni në varrezat e Boboshticës.

Burime te prokurorise se rrethit, por edhe te policise kane konfirmuar se Alqi Koroveshi ka thene gjate marrjes ne pyetje se eshte kontaktuar nga perfaqesues te Omonia-s e cila do te kryente ne investim ne varrezat e Boboshtices per ndertimin e rruges.

Punëtori nga fshati Polene ishte i vetmi qe u mor ne ndjekje penale nga policia pas verifikimeve te para ne lidhje me dhunimin e varrezave te Boboshtices. Prokuroria ka zgjeruar  grupin hetimor dhe pritet te merren ne pyetje dhe te perfshihen nen hetim edhe perfaqesues te kesaj organizate. Vete punetori qe ka bere punimet ka refuzuar te pergjigjet ne rast se ka pare eshtra gjate kohes qe ka qene mbi varreze per te bere shtrimin e betonit.

Top Channel