Del nga shinat treni Shkodër-Metalurgji

04/11/2010 12:15

Treni i mallrave te linjës Shkodër -Metalurgji ka dalë nga shinat. Sipas burimeve mësohet së shkak i daljes se trenit nga shinat ka qenë amortizimi i binareve të shinave, te cilat jane kalbur.

Ngjarja ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, pranë stacionit të Papërit të Elbasanit por fatmirësisht nuk ka patur pasoja në njerëz. Treni transportonte qymyr për në Metalurgji.

Ky aksident ka sjellë vonesa në linjë e trenave të pasagjerëve të aksit Tiranë-Pogradec. Punonjësit e hekurudhës po punojnë për riparimin e hekurudhës, në pjesën e dëmtuar.

Top Channel