Topalli: Ofertë e re për PS-në

03/11/2010 12:45

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se mazhoranca i ofron Partisë Socialiste, organin e Avokatit të Popullit.

Sipas Topallit, kjo është oferta serioze e fundit që mazhoranca i ka paraqitur kreut i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci.

Topalli theksoi se kandidatura per kreun e institucionit te rendesishem, që do të vijë në parlament, nuk duhet të ketë gjykuar në kohë të komunizmit dhe as të mos ketë shkelur të drejtat e njeriut.

Avokati i Popullit kërkon numrin 84 në parlament për t’u votuar.

Top Channel