PS: U vërtetuan shkeljet e Vokshit dhe Bregut

03/11/2010 16:00

Duke iu referuar vendimit të Kontrollit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, sipas të cilit kreu i Partisë Socialiste Edi Rama nuk ka fshehur asgjë nga pasuria e tij, deputeti Saimir Tahiri theksoi se kjo konfirmon që të gjitha akuzat e kryeministrit dhe njerëzve të tij jane thjesht abuzime dhe tregues i menyres manipulative sesi funksionon mazhoranca aktuale.

Nderkohe deputeti Tahiri tha se ky institucion ka konfirmuar faktet e publikuara nga socialistet per zyrtaret e qeverise Berisha.

“ILDKP pohon se deklarimi i pasurisë së Albana Vokshit dhe Majlinda Bregut është problematik. Ky institucion tregon qartë mungesën e vullnetit të përfaqësuesve të pushtetit të Sali Berishës dhe familjarëve të tyre për të deklaruar pasuritë e tyre. Sot të gjithë kujtojnë shfajësimin e Vokshit me gjoja pretendimin se bashkëjetuesi i saj  nuk ka detyrimin të deklarojë pasurinë, e po ky ishte edhe shfajësimi që i bëri Sali Berisha për aferat e përbashkëta. Po sot të gjithë e dinë që Arjan Tartari, bashkëjetues i Albana Vokshit, është gjobitur nga ILDKP për mosdeklarim të pasurisë. Pyetja e natyrshme është: Cfarë fsheh Arjan Tartari e Albana Vokshi? Cfarë fshehin familjarët e tjerë të pushtetarëve të Sali Berishës?”, tha Tahiri.

Sipas socialisteve konkluzionet e ILDKP, u tregojne shqiptarëve edhe mentalitetin e njeriut që sipas tyre sundon Shqipërinë me vota të vjedhura: kryeministrit Sali Berisha, i cili per PS eshte mbytur nga korrupsioni dhe trafiku i interesave.

Top Channel