Prifti: Hakmarrje politike

03/11/2010 16:25

Dritan Prifti reagon pas deklaratës së Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, që e cilësoi vetëdeklarimin e tij të dyshimtë dhe kërkoi hetime nga prokuroria për të.

Ne nje interviste telefonike per Top Channel, deputeti deklaroi se kjo ishte nje hakmarrje politike ndaj tij per largimin nga mazhoranca dhe kembenguli ne qendrimin se deklarimi i pasurise eshte teresisht i rregullt.

“Politikani i vetem në Shqipëri që tregoi te verteten për pasurinë e tij dhe familjen e tij, u ndeshkua, kur ka politikane qe thone se jetojne ne shtepi me qira.Nuk kam bere asnje ne kundershtim me ligjin, kam shitur aksione me vleren e tyre nominale, vlera e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, tha Prifti.

Sipas tij, bëhet fjalë për spekullim të njerëzve të paaftë që po përdoren nga politika.

“Mazhoranca e ka shfrytezuar ILDKP-në në rastin e pasurisë time, për të më bërë presion mua. Unë jam një nga deputetet e rralle qe le mazhorancen per te kaluar ne opozite. Do t’i jap përgjigje këtyre personave shumë shpejt para të gjithë shqiptarëve”, tha Prifti.

Top Channel