LSI, Vangjel Tavo bën prezantimin

03/11/2010 18:25

Deputeti që u largua së fundmi nga Partia Socialiste, Vangjel Tavo ka bërë sot prezantimin e tij si anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Duke folur në takimin organizativ të Lëvizjes Rinore për Integrim, Tavo është shprehur i gatshëm të punojë me “miqtë” e tij për forcimin e LSI-së.

“Jam këtu që të bashkëpunoj me miqtë e mi Luan Rama, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Të punojmë që LSI të ecë përpara dhe të forcohet cdo ditë”, ka deklaruar Tavo.

Top Channel