Kokaina nga Bolivia në Durrës

03/11/2010 16:30

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë detaje në lidhje me bllokimin e 8 kilogramëve kokainë në Durres gjatë mbrëmjes së të martes.

Prokurori i ceshtjes Ened Nakuci zbuloi se droga kishte nisur udhetimin drejt Shqiperise nga qyteti Santa Kruz i Bolivise.

 “Hetimet kane nisur nje muaj me pare, pas komunikimit me autoritetet gjyqësore të Holandës. Sasia e droges ishte e fshehur ne thase orizi”, tha prokurori i Krimeve të Rënda, Ened Nakuci.

Prokurori sqaroi se dy te arrestuarit Ergys Salku 24 vjec dhe Eduard Pelushi 37 vjec, ishte hera e pare qe konstatoheshin qe ishin te perfshire ne nje rrjet nderkombetar droge kaq te fuqishem. Kjo eshte sasia me e madhe e kapur ndonjehere e kokaines ne Shqiperi.

Top Channel