Elbasan, nxënësit e Lamollës pa ndërtesë shkolle

03/11/2010 11:15

Rreth 20 nxënës të ciklit të ulet në fshatin Lamollë të Elbasanit zhvillojne mesimin ne nje godine qe nuk ploteson asnje standard per t’u zhvilluar nje ore normale mesimi.

Energjia dhe ngrohja, kane vite qe mungojne ne kete godine, muret e saj jane teje te amortizuara, duke rrezikuar seriozisht jeten e femijeve. Mjetet didaktike nuk egzistojne, ndonese flasim per arsimin ne moshen e internetit. Prinderit thone se gjate diteve me shi, nxenesit detyrohen qe te hapin cadrat ne klase apo te gjejne ndonje menyre tjeter per t’u mbrojtur.
 
Kryetari i Komunes Labinot- Mal, Qani Xhafa premton se brenda vitit 2011 problemit do t’i jepet zgjidhje, duke ndertuar nje godine te re.
 
Keta nxenes e zhvillojne mesimin ne klasa te bashkuara, duke e rritur veshtiresine e nxenies se mesimit edhe me shume pasi lenda e matematikes dhe gjuhes zhvillohen ne te njejten ore.

Top Channel