Rama: Transparencë, ose nisim protestat

02/11/2010 15:00

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i bëri apel mazhorancës të pranojë ofertën e bërë nga opozita si një domosdoshmëri për t’i dhene fund krizës së rëndë politike në vend. (UPDATE)

Zoti Rama tha se kjo oferte qe eshte e mbeshtetur plotesisht ne rezoluten e Parlamentit Europian eshte tregues i vullnetit te opozites por ne te njejten kohe, sipas kreut te PS pergjigja e marre nga shumica nxjerrë hapur anen tjeter te medaljes.

“E dime fare mire pse qeveria refuzon te beje kompromis dhe t’i hape rruge transparences, sepse qeveria ka vjedhur zgjedhjet, sepse Berisha e di cfare ka ne kutite e 28 qershorit”, tha Rama.

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama theksoi se ne kete situate ka vetem nje zgjidhje e cila do t’i jepte sipas tij fund krizes jo vetem politike por edhe ekonomike

“Ne do te ngrihemi ne protesta duke kerkuar zgjedhje te reja te parakohshme, si e vetmja menyre per t’i dhene nje pergjigje te gjitha problemeve qe sot jo vetem nuk zgjidhen po behen perdite e me te renda”, u shpreh Rama.

Top Channel