Brace: Të ndalet prerja e pyjeve

02/11/2010 15:45

Pas fakteve të paraqitura në Top Channel mbi përfshirjen e disa zyrtarëve në Ersekë e Librazhd në biznesin e prerjes së pyjeve në konflikt të hapur interesi, deputeti socialist Erjon Brace bën një sërë propozimesh që sipas tij janë e vetmja mënyre për të shpetuar mjedisin nga masakra aktuale.

“Ajo që ështe emergjente është moratoriumi 5 deri ne 10 vjecar mbi të gjitha pyjet dhe parqet kombëtare në mënyrë që askush të mos ndërtojë biznes në këto pyje. Të shfuqizohen të gjitha licensat politike dhe jopolitike”, tha Brace.

Pervecse i ka kerkuar kryeministrit te coje per hetim te gjithe zyrtaret e implikuar ne kete skandal, zoti Brace thekson se ne Shqiperi gjithcka po shfrytezohet ne menyre te pameshirshme nga zyrtare te te gjitha niveleve.

“Kam një raport përpara që shoh se jane 282 leje për gurore, 296 leje minerare për kromin, po jepet leje për hidrocentrale, në cdo rrëke uji të këtij vendi”, u shpreh Thaci. Në rubriken “Shqipëria, tjeter Top Channel” paraqiti faktet sesi 4 kryetare komunash te cilet kane ne administrim te tyre siperfaqe te medha pyjesh, jane njekohesisht edhe pronare te shoqerive qe merren me shfrytezimin e pyjeve.

Top Channel