Berisha prezanton pr/buxhetin 2011

02/11/2010 16:45

Kryeministri Sali Berisha mblodhi Komitetin e Planifikimit te Strategjive, ku beri edhe prezantimin e projektbuxhetit per vitin 2011.

Sipas Berishes, buxheti prej 408 miliard lekesh do te jete me i madhi ne historine e Shqipërise.

Berisha deklaroi se prioritete kryesore te ketij buxheti jane ndertimi i rrugeve, kompleksi i ri parlamentar dhe stadiumi i ri kombetar.

“Ky buxhet do të mbështesë edhe projekte të tjera, ndërtimin e Parlamentit  dhe stadiumin e ri të kryeqytetit. Meqenëse nga autoritetet vendore nuk u gjet një mundësi për t’i dhënë kryeqytetit një stadium, qeveria ndërhyri dhe do ta bëjë atë realitet. Më 28 nëntor 2012, në kremtimet e pavarësisë, kryeqyteti të ketë një stadium ndër më të bukurit, më funksionalet, më dinjitozin”, u shpreh Berisha.

Top Channel