Berisha: Koha për ndërtimin e parlamentit të ri

02/11/2010 10:35

Mblidhet në kryesinë e kuvendit Komiteti Shtetëror ku po diskutohet për ndërtimin e parlamentit të ri.

Në këtë takim është i pranishëm kryesocialisti, njëkohësisht kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se tani është koha për ndërtimin e godinës së re, sepse ambientet aktuale të parlamentit janë të shpërndara në vende të ndryshme.

“Nuk do të shpenzojmë asnjë qindarkë më tepër nga projekti që u caktua më parë për ndërtimin e parlamentit në kryesinë e kuvendit. Parlamenti do të ketë ndërtesën më moderne të vendit”, tha Berisha.

Sipas tij, piramida, që është zgjedhur vendi për ndërtimin e parlamentit të ri, duhet të shkatërrohet sepse është mauzeloumi i diktatorit më mizor, më të barbar të të gjitha kohërave.

Top Channel