Vjedhja e laptopit, reagon Ministria e Jashtme

29/10/2010 19:55

Një ditë pas publikimit nga Top Channel, Ministria e Jashtme sqaron në një njoftim për shtyp se pretendimi që me humben e këtij kompjuteri është kompromentuar komunikimi me shifër i ministrisë me përfaqësitë, është i pavërtetë.

Ministria sqaron se secila përfaqësi është e pajisur me këtë teknologji, komunikon me MPJ me çelësin e vet të kriptuar, të individualizuar, të ndryshëm nga çelsat dhe kodet e përfaqësive të tjera.

Humbja e këtij kompjuteri, sqaron ministria, nuk ka asnjë ndikim, të asnjë lloji apo natyre mbi sigurinë e sistemit të komunikimit të klasifikuar.

Sqarohet gjithashtu se kompjuteri nuk mund të përdoret, sistemi i shifrimit nuk mund të abuzohet dhe materialet e ruajtura në të nuk mund të lexohen pa futur kodet përkatëse, të cilat në asnjë rast, sipas ministrisë sonë, nuk kanë rënë në dorë të keqbërësve.

Po ashtu ministria bën kujdes të theksoj se pretendimi se është vënë në rrezik siguria e dokumentave të NATO-s është absolutisht i pavërtetë.

Në fakt kronika e një dite më parë në Top Channel, nuk e ngrinte një pretendim të tillë.

Top Channel