Panairi i armëve, rekord vizitorësh

29/10/2010 20:10

Panairi i armëve ka nje rekord vizitorësh në Shqipëri, që duket se kanë një interes të jashtëzakonshëm për të njohur më nga afër armët. Por një interes të veçantë janë edhe mjetet e sigurisë.

“Kevitan Security & Communications” është një ndër firmat që ka një numër të lartë vizitorësh. Firma e cila prodhon mjetet e sigurisë më të njohura britanike dhe që ofron infrastrukturën që mund të përdoret për sigurinë e qeverisë dhe zonave tregtare, trafikut dhe menaxhimin e parkimit, për internetin e për të siguruar shërbimet e komunikimit.

Kevitan zotëron një ndër teknologjitë më moderne. Administratori i saj thotë se Shqipëria ka mundësi të shkëlqyera për të përdorur teknikën më moderne të kohës dhe se shteti shqiptar shpreh interes ndaj produkteve të sigurisë.

“Ka pasur interes të madh nga qeveria, ushtria, pushteti lokal për shërbimet që ne ofrojmë CCTV, kontroll të aksesit dhe transmetime me fibra optike, jemi të përfshirë në menaxhimin e trafikut, për të ndihmuar qytetet të menaxhojnë mjetet e të vendosin rregulla të qarkullimit, ka përfshirje në ushtri, ku tentojmë të sigurojmë bazat ushtarake dhe ta përdorim këtë teknologji për të ndihmuar forcat e armatosura të mbrojnë ndërtesat e tyre. Shërbimet tona mund të përdoren gjithashtu në tregti, nëse një biznes kërkon të sigurojë pronën e tij nëpermjet kamerave për të qenë plotësisht i sigurtë. Kemi ndeshur në interesa të jashtëzakonshëm që kur kemi ardhur këtu, kaq shumë sa vendosëm të hapnim një zyrë në Tiranë, kemi pasur takime me përfaqësues të qeverisë e me kryetarin e bashkisë për të parë se në cilat projekte mund të marrim pjesë”, është shprehur Mark Green, drejtor ekzekutiv i “Kevitan Security & Communications”.

Një ndër produktet me interesant mbetet teknologjia portabël e vëzhgimit të hapësirave të mëdha.

“Ky është një produkt për të cilin ka pasur shumë interes sidomos nga qeveria, na lejon që ta vendosim teknologjinë tonë në diçka portabël, të lëvizshme, prandaj mund ta zhvendosim me shumë lehtësi dhe shpejtësi në vende të caktuara. Mund të vendosim radarë, CCTV, mund të kontrollojmë, psh përkohësisht një fushë aviacioni, është një produkt shumë fleksibël, për këtë arsye dhe ka ngjallur kaq shumë interes dhe koston e ka mjaft të arsyeshme”, tha Green.

Top Channel