Shpërthim tritoli në Koman

28/10/2010 08:15

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Koman.

Lënda shpërthyese ishte vendosur në një makinë luksoze.

Sipas burimeve në vendngjarje, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka dëmtuar makinat e tjera dhe ndërtesat përreth.

Ende nuk dihen autorët e ngjarjes.

Top Channel