Diskutohet statusi kandidat për Shqipërinë

28/10/2010 12:20

Statusi kandidat për Shqipërine e Malin e Zi është diskutuar në nivelin e Kolegjit të Komisionerëve Europianë, të cilët në mbledhjen e javës kanë shprehur mendime mbi përcaktimin përfundimtar të opinionit të kërkuar nga Këshilli i BE-së për këto dy vende, në kuadër të shqyrtimit të paketës mbi zgjerimin.

E kontaktuar me telefon, zedhenësja e Komisionerit për Zgjerim, Anxhela Filote u shpreh se nuk eshte arritur ende nje vendim nga Kolegji. Por sic eshte bere e ditur dhe nje jave me pare, burime konfidenciale rrëfyen per Top Channel se Komisioni po mundohet te evitoje nje mendim negativ, por pa i dhene statusin kandidat Shqiperise.

Ndryshe nga Mali i zi, per te cilin pritet te kete kushtezime vetem per celjen e negociatave per anëtaresim, ne rastin e Shqiperise, diskutohet kushtezimi edhe per dhenien e ketij statusi, sapo vendi te permbushe kriteret e domosdoshme.

 
 

Top Channel