Mbetjet, Bare: Frikë nga abuzimi

27/10/2010 00:40

Deputeti socialist, Besnik Bare duke folur në Top Show mbi vendimin e qeverisë për importin e mbetjeve tha se nevojitet një strategji dhe strukturë financiare për t’u zbatuar.

Deputeti Bare hodhi dyshimet se pa këtë strategji dhe strukturë financiare do të abuzohet me importin e plehrave duke e mbuluar vendin nga mbeturinat për shkak të mungesës së kapaciteteve të kompanive për të ricikluar mbetjet e importuara.

“Pa një strategji dhe strukturë financiare nuk mund të importojmë mbetjet pasi kompanitë do të importojnë mbetjet dhe Shqipëria do të kthehet në një vend i mbuluar nga plehrat. Kompanitë nuk kanë kapacitetet për të ricikluar . Ish-kryeministru Meksi kishte në tryezën e tij dosje të mëdha nga kompani të huaja për të importuar mbetje, por asnjëherë nuk u mor me to”, u shpreh zoti Bare.

Importi i mbetjeve u kundërshtua nga ambientalisti Lëvdosh Ferruni i cili tha se qendrimi i tyre është i prerë për anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për importin e mbetjeve pasi sipas tij po i jepet përparësi një aktiviteti që nuk ka lidhje me strategjinë e zhvillimit të vendit.

Top Channel