Topi shkund Prokurorinë

26/10/2010 15:55

Në ceremoninë e diplomimit të prokurorëve të rinj dalë nga shkolla e magjistraturës, Presidenti i Republikës ishte tejet sfidues ndaj politike dhe ndaj Prokurorisë. (UPDATE)

Mjafton të dëgjosh fjalën e tij, që erdhi fill pas fjalës së kryeprokurores Ina Rama, për ta kuptuar këtë. Të dy folën për drejtësi, por kryetari i shtetit perdori tone me te forta, ne disa here edhe kritike per institucionet e drejtesise, qe ende nuk e kane kryer punen e tyre per te zbardhur te vertetat ne kete kaos politik akuzash e kunderakuzash.

Fillimisht, Kryeprokurorja Ina Rama, ftoi prokurorët e rinj që në punën e tyre të mos ndikohen nga “jakat e bardha”, sic quhet ndryshe figura e zyrtarit e lartë, i cili sipas saj mund të jetë aq pranë, sa të bëhet e pabesueshme që mund të ketë atë pamje.

“Nje prokurori sot i duhet te perballet jo me krimin e rruges, per te cilin per te ka mesuar dhe ka degjuar te flitet ne shkolle dhe per te cilin mendon se e ka nje zgjidhje. Ajo me e veshtira eshte perballja pkerisht me krimin e ashtuquajtur i “jakave te bardha”, ai i cili nuk ka nje pamje brutale e te lexueshme, por qe gjendet i kamufluar mes formash te sofistifkuara veprimesh financiare. Fshihet pas trafikut te influencave dhe eshte ndonjehere aq prane, sa te behet e pabesueshme se mud te kete edhe kete pamje”, tha Rama.

Por per Presidentin e Republikës, ngjyra e jakës nuk ka rëndësi. Per te nuk ka rendesi cfare pozicioni publik ka i akuzuari, por procesi i gjykimit. Presidenti tha se Prokuroria ka nevoje per shume pune dhe kerkoi ne menyre te riperseritur eficence ne hetime, per akuzat publike qe po behen nga kampet politike.

“Sigurisht qe ka progres te vazhdueshem, por ka nevoja pafund per te persosur punen ne kete institucion, ku nuk ka nevoje ndoshta t’i reforemohemi nese i kane ‘jakat e bardha’ apo ‘me viza’, por besoj qe mesazhi me i mire duhet te jete ai qe jepet drejtperdrejt. Klima politike eshte super e ngarkuar. Njerëz te veshur me pushtet politik, qe akuzojne njeri-tjetrin dhe me te drejte, edhe ne nivelin e koshiences minimale te qytetarit vjen thirrja cfare nevoje kemi t’ju degjojme ne publik? Sipas rregullit qe kane vendet e demokracive perendimore, beteja zhivllohet ne institucionet specifike. Dhe asnjehere insitucionet tona te ketij niveli, nuk besoj,te kene patur me shume lende te pare per te punuar dhe per t’u ekspozuar. Keshtu qe eshte koha per drejtesi”, u shpreh Topi.

Presidenti i Republikes i kerkoi magjistrateve te rinj te mos i besojne aparences se askujt, por te kryejne detyren e tyre.

Ne nje veshtrim te pare, fjala e kreut te shtetit interpretohet si nje kritike e forte ndaj Prokurorise dhe vete Prokurores se Pergjithshme. Nje kritike qe qendron, por edhe nje paralajmerim per politiken se kete here do te duhet te perballet seriozisht me akuzat. Edhe per faktin se akoma dy muaj pas kerkeses se pare publike te presidentit ndaj drejtesise per zbardhjen e akuzave politike, politikanet vijojne te njejtat sulme ndaj njeri – tjetrit dhe prokuroria ne radhe te pare, akoma nuk ka dhene nje mesazh te qarte se po leviz drejt zbardhjes se tyre.

Nje hezimitim qe i ka lene hapesire pushtetit te vijoje serish betejen e akuzave publike, pa asnje te akuzuar dhe fajtor nga ana e drejtesise. Ne nje periudhe tjeter muaji mjalti ne politike, akuzat harrohen, drejtesia hesht, korrupsioni mbetet, ndersa qytetaret, deshmitare te betejave mes paleve kurre nuk marrin vesh se cila ka qene e verteta.

Top Channel