Shqipëria mund të blejë borxhin me 7.5 % interes

26/10/2010 14:40

Qeveria shqiptare hyn në tregun ndërkombëtar të borxhit, në tentativën e dytë të saj, pasi dështoi në fillim të vitit për shkak të krizës së borxheve në Greqi.

Analistët ndërkombëtarë thonë se tregjet tashmë janë më të stabilizuara dhe se ky mund të jetë momenti i përshtatshëm për Shqipërinë. Agjencia e njohur e lajmeve financiare Bloomberg, citon disa ekspertë të tregjeve të kapitalit, të cilët thonë se Shqipëria mund të arrijë ta marrë borxhin me një interes 7.5 për qind në euro, 3.2 për qind më i ulët nga interesi i kredisë së marrë vitin e kaluar, të cilën qeveria po synon ta zëvendësojë.

Edhe burime nga Ministria e Financave e konfirmuar për Top Channel se presin një normë interesi rreth 7.5 për qind. Shqipëria ishte nga të paktat vende në Europë që i shpëtoi recesionit në kulmin e krizës globale, edhe pse me koston e rritjes së borxhit publik në tavanin 60 për qind.

Nëse qeveria arrin ta mbyllë me sukses operacionin, atëherë paratë e eurobonidt mund të riskedulojnë borxhin publik për të ulur koston e tij, e cila vetëm për këtë vit u rrit me mbi 20 për qind.  

Top Channel