Biznesi kunder uljes së pragut të TVSH-së

26/10/2010 16:55

Vendimi i qeverise per uljen  e pragut mbi te cilin fillon paguhet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar nga 5 milion ne 2 milione leke xhiro ne vit,  ka sjelle pakenaqesi tek biznesi i vogel.

Kunder vendimit te qeverise rreshtohet edhe biznesi i madh, vecanerisht prodhuesit ne industrine vendase.

”Praktika ka treguar qe bizneset per ate pjesen prej 3 milione leke, nga 5 ne 8 nuk leshojne fatura. Qeveria le të fusë në skemën e TVSH-së të gjitha bizneset, të cilave do u vërë kasa fiskale, përvec tregtarëve ambulantë, me të cilët të merret në një moment të dytë”, thotë Gjergj Buxhuku.

Sipas perfaqesueseve te bzinesit masa kaq te rendesishme fiskale duhet te aplikohen ne nje afat kohor me te gjere duke i dhene kohen e nevojshme sipermarresve per t’u pergatitur dhe informuar rreth ketyre ndryshimeve dhe duhet te shoqerohet me fushate sensibilizuese.

Top Channel