Berisha: Jo kufizime për kuotat e masterit

Kryeministri Sali Berisha kërkoi nga universitetet që të mos kenë kufizime për kuotat e masterit.

Shefi i qeverisë theksoi se sistemi i Bolonjës nuk parashikon pengimin e pajisjes së studentëve me master, madje ata duhet të kenë të drejtën për të ndërprerë dhe rifilluar studimet.

Në mbledhjen e sotme të grupit kuvendor demokrat, Berisha kërkoi që parlamenti i ri të ndërtohet sa më parë me qëllim që në 100-vjetorin e shtetit shqiptar, godina të jetë gati.

Sipas shefit të qeverisë është në dinjitetin e vendit për të patur ndërtesën kryesore, atë të parlamentit dhe vetëm ‘fati e përcaktoi si terrenin më të përshtatshëm zonën ku sot ngrihet Qendra Nderkombëtare e Kultures, ish-piramida e diktatorit Enver Hoxha’.

“20 vjet më parë ne shembëm shtatoren e tij, tani ka ardhur koha që të shembim ndërtesën që përjetëson kujtimin e diktatorit më të egër të Evropës së pas luftës”, tha Berisha.

Në fjalën e tij para deputetëve demokratë, Berisha vlerësoi zgjedhjet në Trebinje dhe ftoi kryetarin socialist që të njohë rezultatin atje.

Top Channel