Greqi, shqiptari gjen gruan të vdekur

24/10/2010 15:35

Një emigrant shqiptar, ka gjetur bashkëshorten e tij 34 vjeçare, edhe ajo nga Shqiperia, ne fshatin turistik Pefkohori të Halkidhikisë, 80 kilometra në lindje të Selanikut me një thikë të ngulur në gjoks.

I riu 33 vjeçar, ka telefonuar në qendrën e shëndetësisë, sapo ka hyrë në shtëpi dhe ka gjetur gruan e tij në një pellg gjaku. Por megjithse është çuar në sallën e ndihmës së shpejtë në Kassandria, emigrantja shqiptare ka dhënë shpirt pa mundur të transportohet në një prej spitaleve të Selanikut.

Policia e Poligjiros po heton të gjitha rrethanat dhe po merr në pyetje bashkëshortin e saj, ndërkohë që nuk ka ende të dhena për identitetin e çiftit shqiptar .

Top Channel