Edi Rama largohet nga lista e beqarëve

24/10/2010 19:55

Është larguar tashmë nga lista e beqarëve kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili sot lidhi kurorë me zonjën Linda Basha.(UPDATE)

Ashtu sikurse ishte e bërë e ditur edhe me parë nga mediat, ceremonia festive, që nisi në orën 16.00, u zhvillua në praninë e një numri shumë të madh të ftuarish, rreth 800 persona, të afërm, por edhe miq e kolegë, figura të njohura të politikës së vendit dhe pjesëtarë të trupit diplomatik.

Për të ruajtur privatësine e festimeve mediat u mbajtën larg, por sipas të ftuarve në ceremoninë martesore, mes tyre ishte edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi me Zonjën e tij, të cilit, iu ofrua edhe feta e parë e tortës.

Thuhet se fjalën e parë në këtë ceremoni e mbajti mikja e afërt e zotit Rama, kineastja Liri Begeja. Ajo mësohet se i ka vendosur unazën në gisht dhëndrrit, i cili në ditën e tij më të bukur, kishte zgjedhur për të veshur një kostum ngjyrë të errët.

Veshja e nuses ishte në ngjyrë më të hapur. Zonja Linda Basha kishte veshur një fustan gri të lehtë, të gjatë deri në fund të këmbëve, të hapur në kurriz në formë V-je. Flokët dhe tualeti fare i thjeshtë.

Në fakt thjeshtësia thuhet se ka qenë karakteristike edhe arredimit të vetë vendit ku u zhvillua ceremonia, duke konsideruar edhe orarin, nga ora 16.00-18.00, ajo kishte formen e një aperitivi.

Hapësirat ishin dy, një ambient i hapur ku të ftuarit u priten fillimisht dhe një tjetër i mbyllur, ku u zhvillua edhe ceremonia e shkëmbimit të unazave dhe prerjes së tortës.

Një ditë më parë, çifti i sapomartuar ka zhvilluar një tjetër festë, shumë më intime dhe sigurisht pa praninë e mediave me familjarë ku kanë qenë të pranishëm, djali i Edi Ramës, Gregu dhe vajza e Linda Bashës, Rea e ardhur nga Zvicra ku edhe jeton.

FOTO GALERI
2/16
Kreu i opozites i jep fund beqarise

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA