Vlorë, zjarri djeg zyrat e OSSH-së

21/10/2010 13:25

Një zjarr që ka përfshirë zyrat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në Vlorë ka djegur gjithë dokumentacionin e arkivuar të ndërmarrjes.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje, duke vendosur nën kontroll flakët.

Policia, ndërkohë ka nisur hetimet për të parë nëse zjarri është vendosur qëllimisht apo ka qenë aksidental, duke qenë se eshte  djegur dokumentacioni arkivor.

Top Channel