Pallati rrezikon të shembet, familjet në panik

21/10/2010 14:50

Banorët e pallatit nr. 1149 në lagjen 29 nëntori në qytetin e Vlores, prej mëse pesë vjetësh kanë jetuar me frikën e shembjes së pallatit katër katësh, ku aktualisht më të rrezikuarat janë 10 familje.

Shkak i dëmtimit të godinës është bërë ndërtimi i një pallati të ri, ngjitur me të.

Megjithe ankesat e vazhdueshme te banoreve qe prej vitit 2005, nuk u gjet nje zgjidhje ne ate kohe. Se fundmi eshte miratuar ne Keshillin Bashkiak dhe ne KRT ndertimi i nje godine te re qe do te strehoje edhe 10 familjet e pallatit te demtuar.

Nje kompani ndertuese ka marre persiper ndertimin e godines dhe strehimin dhe sot ka nisur shkaterrimi i pallatit te demtuar qe rrezikonte shembjen e plote.

Top Channel