Miratohet kompleksi parlamentar

21/10/2010 20:35

Menjëherë pas votimit për deputetin Beqja, demokratët futën për votim një projekt-vendim për ngritjen e kompleksit të ri parlamentar tek ish Piramida.

Një projekt-vendim i inicuar nga tre deputetë, të cilin kryetarja e Kuvendit Topalli e hodhi për votim pa asnjë diskutim.

Deputetët ishin njohur vetëm gjatë kësaj seance me këtë projekt-vendim, i cili përcakton se në vendin ku ndodhet ish piramida, do të ngrihet për 2 vjet një kompleks i ri parlamentar.

Deputeti Ruçi që kërkoi të marrë fjalën, u ndërpre nga kryetarja Topalli, e cila vijoi votimin.

Projekti u miratua me 71 vota pro, 2 abstenime dhe 64 kundër (12 e pallogaritur).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA