Aksident rrugor në Lac, plagoset një person

21/10/2010 17:00

Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi sot në aksin rrugor Fushë Krujë – Lac.

Një autoveturë tip furgon mallrash me targa sllovene goditi në afërsi të Urës së Bushneshit 32- vjecarin Almir Ndoja, në momentin që ai do kalonte nga një anë e rrugës në tjetrën, duke i prerë rrugën automjetit.

Sipas policise 32-vjecari mbeti i plagosur rende dhe eshte derguar ne gjendje kritike per jeten ne Spitalin Ushtarak. Policia rrugore ka mberritur ne vendin e ngjarjes, duke normalizuar trafikun dhe ka bere te mundur edhe ndalimin e drejtuesit te mjetit.Ndersa po kryen ekpertizen per te nxjerre edhe shkaqet e aksidentit.

Top Channel