Polemika në Komisionin e Ligjeve

20/10/2010 16:35

Seanca dëgjimore me kandidatin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Ardjan Lekaj, u përqendrua kryesisht tek deklarimi i të ardhurave të zotit Leka, i cili ka ushtruar për rreth 13 vjet profesionin e avokatit penalist.

Avokati Ardjan Lekaj, i cili e vleresoi veten si nje nga avokatet me te suksesshem ne vend, pohoi qe ne fillim se ishte pagues i rregullt i detyrimeve fiskale, duke e shoqeruar kete pohim me nje deklarate te forte per shume avokate te tjere, qe nuk jane te regjistruar ne organet tatimore.

“Eshtë pak e vështirë ta them por unë jam një nga avokatë me të spikatur në të drejten penale. Kam qenë shumë korrekt me klientët e mi. Kam paguar rregullisht tatimet dhe jam nga te paktet avokate qe kam nje numer NIPT-i qe ne vitin 97, kur nisa ushtrimin e profesionit te avokatit. Kam preferuar te jem i rregullt ne marredheniet me shtetin ndryshe nga shume te tjere”, tha Leka.

Por relatori i ceshtjes, deputeti demokrat Gent Strazimiri, duke iu referuar te dhenave nga organet tatimore, hodhi dyshimin per fshehje te fitimit nga avokati gjate ushtrimit te profesionit. Sipas zotit Strazimiri eshte pak e besueshme qe nje avokat i suksesshem si zoti Leka te deklaroje fitim vetem 40 mije leke ne muaj ose 600 mije leke ne vit: “Në 2010 keni një fitim një vjetor prej 600 mijë lekësh të reja në vit, do të thotë që fitimi është 40 mijë lekë të reja në muaj. Kjo është e ardhura që ju keni nga puna juaj si avokat i suksesshëm?

“Nëse me llogaritet xhiro vjetore nga 6-7 mln unë për këtë jam tatuar. Korrespondenca që bën bashkia me tatimet që nuk përputhet, nuk ka lidhje me mua. Se si ndahet në fund të vitit në organin tatimor, kjo nuk më duhet sepse nuk është pjesë e imja”, u pwrgjigj Lekaj.

Kandidatit per anetar te Gjykates Kushtetuese, Ardjan Lekaj, iu drejtuan me shume se 20 pyetje nga deputete, shumica nga demokratet. Por megjithese pati edhe batuta me humor, per here te pare gjate seancave te tilla, pati eksese gjate komunikimit mes deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj dhe kandidatit per anetar te Gjykates Kushtetuese, te cilat u vune re qe ne fillim, kur zoti Lekaj u pyet pse kishte refuzuar ne vitin 93 nje detyre te larte si ajo e zv.prokurorit te Tiranes.

Por ne fund, kur ka refuzuar t’i pergjigjej nje pyetjeje tjeter te zotit Alibeaj, pasi deputeti demokrat, eshte shprehur ne media se kandidatet e presidentit jane medioker, avokati Ardjan Lekaj, parashikoi fundin e votimit per te dhe pretencen qe do t’i jepej nga Komisioni i Ligjeve.

Me seancen degjimore te avokatit Ardjan Lekaj mbyllen pyetjet per 4 kandidatet per ne Gjykaten Kushtetuese, per t’i hapur rrugen tre emerimeve te tjera te presidentit per ne Gjykaten e Larte. Per cdo kandidat, Komisioni i Ligjeve i propozon Kuvendit dhenien ose jo te pelqimit ne seance plenare.
 

Top Channel