ZMQ: Rrugët drejt BE, ende të zëna

19/10/2010 09:35

Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve ka denoncuar sot vështirësitë që kanë qytetarët shqiptarë për të lëvizur në vendet e BE, pavarësisht premisave për heqjen e vizave.

Sipas ZMQ, problemi i parë që kanë shqiptarët është pajisja me dokumentet e reja të identitetit, për të vazhduar më pas me ato të transportit.

“Ka vështirësi dhe radhë për pajisjen me pasaporta biometrike. Nga ana tjetër është trafiku ajror dhe ai detar që janë monopole të personave të cakuar. Cmimet e transportit në Shqipëri janë më të larta se ato në vendet e BE-së”, kanë deklaruar aktivistët e ZMQ-së.

Duke propozuar rishikimin e kontratës “Nano” për aeroportin e Rinasit, ata kanë shtuar se, “Evropa ka hapur dyert por rrugët janë ende të zëna”.

Top Channel