Elbasan, në pranga dy të kërkuar

19/10/2010 13:00

Policia e Elbasanit arrestoi dy persona që ishin shpallur në kërkim. Në pranga kanë përfunduar Gilbert Kullolli që kërkohej për vrasje të mbetur në tentativë pak kohë më parë.

Blutë e Elbasanit kanë arrestuar edhe Vladimir Xhakën, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje.

Pritet që këta dy persona të dalin para drejtësisë.

Top Channel