Buka më e vjetër, 30 mijë vjet më parë

19/10/2010 10:10

Buka më e vjetër në histori është prodhuar 30 mijë vjet më parë. Gjurmët e bukës antike janë zbuluar në Toskana, në Itali në një vend prehistorik që u zbulua në fillim të viteve 90-të.

Paleontologët janë cuditur kur kanë parë mbetjet e dy copave buke që në kohën e tyre me siguri kanë patur një shije shumë të mirë.

Analizat laboratorike kanë treguar se buka është gatuar me rrënjën e një bime.

Top Channel