Vrasja, 5 milionë lekë shpërblim për informatorët

18/10/2010 15:35

Drejtoria e Policisë së Vlorës ka vendosur një shpërblim prej 5 milionë lekësh për personat që kanë dijeni për autorin e ngjarjes së rëndë.

Policia ka kërkuar që informacionet të jepen në numrat e telefonit 0694102358 dhe 0694100565.

Sipas dëshmive të kolegeve te oficerit te policise, Roland Likaj ishte ne patrullim me 5 kolege, 43- vjecari eshte shkeputur nga grupi per te marre automjetin e tij privat ne afersi te gjykates dhe me pas eshte drejtuar ne lagjen “Çole” per t’ju bashkuar grupit. Gjate rruges ai ka komunikuar me ta duke thene se kishte pare nje te dyshuar qe levizte ne rruget e lagjes problematike. Pak minuta me vone oficeri ka shkeputur lidhjet me koleget e tij te cilet pasi nuk moren pergjigjie ne radio nisen kerkimin. Rreth ores 3:00 te mengjesit ata e gjeten oficerin e policise pajete mbi timon, i qelluar me nje plumb pas veshit.

Menjehere ka nisur kerkimi ne rruget e lagjes “Çole” per te kapur autorin e vrasjes. Gjate nates dhe ne mengjesin e sotem jane shoqeruar disa persona me precedente penale qe dyshohen se mund te jene autore te ngjarjes.

Policia po heton disa pista, dyshohet se oficeri policise e ka njohur personin qe ka realizuar vrasjen per shkak se gjate kontaktit te afert me te nuk ka reaguar per te nxjere armen. Dyshohet se personi qe ka bere vrasjen nuk eshte thjeshte nje kriminel ordiner por nje njeri me pervoje per vete menyren e ekzekutimit

Top Channel