SHBA: Shqipëria të zgjidhë krizën politike

18/10/2010 18:25

Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Tom Countryman i ka bërë thirrje Shqipërisë që të tejkalojë krizën politike.

“Shqipëria nuk ka ende një situatë politike të qëndrueshme. Këtë e tregon edhe kriza politike, e cila ne shpresojmë që të kalohet”, ka deklaruar Countryman.

Megjithatë, zyrtari amerikan ka vlerësuar se Shqipëria në vitet e fundit ka arritur shumë progrese, duke e vënë theksin tek anëtarësimi në NATO dhe tek kontributi i saj në Ballkan.

Countryman ka folur edhe për Kosovën, vendi që sipas tij ka arritur progresin më të madh në rajon.

“Kosova është një vend i ri, me një krah pune në moshë të re dhe me një Kushtetutë të përparuar që mbron pakicat”, ka pohuar Countryman.

Ai ka cilësuar si tejet të rëndësishëm dialogun me Serbinë, duke shprehur shpresën e tij që BE t’i japë atij drejtimin e duhur.

Më tej Countryman ka folur edhe për Maqedoninë, e cila sipas tij ka ende punë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për zgjidhjen e cështjes së emrit.

Top Channel