BE: Mirëpresim Ballkanin

18/10/2010 15:55

Një ditë përpara turit të tij ballkanik, zyra e Këshillit të BE-së ka shperndarë mesazhin e Presidentit Herman Van Rompuy ndaj vendeve të rajonit.

“Asistenca teknike e financiare per rajonin eshte me shume se 2 miliard euro per periudhen 2010-2012. Ofruam gjithashtu progresin per liberalizimin e vizave. Kjo eshte nje shenje qe tregon se ne cmojme perpjekjet per t’u reformuar. Por ende shume nevojitet per t’u bere. Nuk ka kohë për vetëkënaqësi. Përgatitja e një të ardhme europiane është një detyre kerkuese. Ne kemi nevojë për më shumë reforma intensive për fushat kyçe si: demokracia, mirëqeverisja, të drejtat e njeriut dhe ne sundimin e ligjit. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë një kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik. Lufta kundër tyre duhet të jetë e vendosur dhe efikase”, tha Van Rompuy.

Ndersa ben thirrje per marredhenie te fqinjesise se mire dhe bashkepunim te plote me gjykaten e Hages, Presidenti i Keshillit te BE-se sqaron se Unioni nuk importon konflikte rajonale dhe shpalos ate qe ai e quan “nje fat europian”.

“Projekti Europian ka qenë gjithmonë i shtyrë nga dëshira për paqe dhe bashkim. Unë besoj se ka një vend për Ballkanin Perëndimor në shtëpine Europiane. Le ta thërrasim atë “një fat europian”. Jam i sigurt se ky fat europian një ditë do të përmbushet, nga te gjithe. Unë do të ftoj Këshillin Europian për të reflektuar mbi këte në të ardhmen e afërt”, tha Van Rompuy.

Te marten, Van Rompuy shkon ne Mal te Zi e Maqedoni, ndersa te merkuren ne Bosnje, per te mbyllur me pas turin e tij ballkanik me Shqiperine, ku do te qendroje per disa ore ne Tirane. Kjo eshte vizita e dyte qe Presidenti i Keshillit te BE-se zhvillon ne rajon. Ne qershor ai vizitoi Kroacine, Serbine, Kosoven e Sllovenine.

Top Channel