Bare: Shqipëria, e mbytur vete nga plehrat

18/10/2010 15:15

Duke iu referuar vendimit te qeverise për të importuar dhe përpunuar mbeturina nga jashtë vendit, Partia Socialiste ka dhënë alarmin për rreziqet që mbart ky aksion që synon ta shndërrojë, sipas deputetit Bare, Shqiperine mbi te gjitha në destinacion të mbetjeve të rrezikshme toksike.

“Është absurde të vazhdohet e të nxitet importi i plehrave të botës, në një kohë kur mbarë Shqipëria është e mbuluar nga plehërat sic mund ta shikoni anash cdo rruge nacionale, në cdo plazh apo lumë”, tha Bare.

Sipas socialisteve Shqiperia nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme per ta kontrolluar dhe monitoruar kete proces dhe kjo rrezikon te shnderrohet ne nje biznes te rrezikshem. Zoti Bare kujton se ne shume vende ky biznes kontrollohet nga klane mafioze te cilet e perdorin ate per te zhvendosur mbetje te rrezikshme qe sjellin shume fitim.

“Edhe më shqetësues është fakti se vendimi për importimin e plehrave që ka marrë Sali Berisha i hap rrugë importimit të mbetjeve në të ardhmen për qëllime djegie në incineratorët, inisiativë e cila në kohën e kryeministrit Nano u kundërshtua me forcë nga shoqëria civile, nga disa ministra të asaj kohe dhe nga vetë Sali Berisha”, tha Bare.

Top Channel