Greqi, vritet me thikë emigranti shqiptar

17/10/2010 13:25

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Lamia, në Greqinë qendrore. Sipas policisë, një 34 vjeçar shqiptar është ekzekutuar në një lokal të këtij qyteti mbrëmjen e së shtunës prej një grupi personash.

Edhe ekzekutorët e të riut janë shqiptarë. Dëshmitarë okularë i thanë policisë se viktima ishte në lokal në shoqërinë e disa miqve të tij.

Sipas burimeve, njeri nga shqiptarët që po darkonin aty, ngacmoi kamarieren. Kjo sherbeu si shkëndijë për fillimin e një sherri të ashpër mes tyre.

Pasi shkëmbyen fjalë dhe sharje, ata filluan ta godasin viktimën me grushta dhe shkelma.

Në vazhdim, njeri prej tyre, nxori një thikë dhe goditi viktimën në bark. Plagë morrën edhe personat e tjerë që ndodheshin në lokal në tryezë me viktimën.

34 vjeçari u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën të bëjnë asgjë për t’i shpëtuar jetën.

Forcat e rendit kanë filluar një aksion për gjetjen e autorëve.

Top Channel