Vrasjet në autostradë, krim i dyfishtë

16/10/2010 19:50

Në një thriller duket se po kthehet ngjarja e natës së 13 tetorit, kur u gjendën të vrarë brenda pak orësh dy persona në segmentin rrugor Kavajë-Lushnje.

Zbulime të reja duket se po hedhin dritë mbi këtë mozaik kriminal, që pritet të zbardhë autorin e vrasjes së taksistit Urim Bregu, trupi i të cilit u gjet në Kavajë dhe Petraq Mihalit, rojes së një karburanti afër rrethrrotullimit të Lushnjes.

Disa peshkatarë në zonën e Remës gjetën pranë fashtit Babunjë, dokumentat e makinës së taksistit, të cilat ranë në rrjetat e tyre.

Menjëherë ata njoftuan policinë, që me forca të shumta dhe të ndihmuara nga qenë të specializuar filluan krehjen e zonës.

Autoritetet hetimore dyshojnë se vrasësi pasi rrëmbeu taksistin, e grabiti, e vrau dhe e hodhi në Kavajë. Më pas vrasësi arriti në pikën e karbuarantit në Lushnje, ku vrau edhe rojen e tij.

Hetuesit mendojnë se ai ka kaluar në fushat e Myzeqesë dhe ka fundosur makinën në kanalin e quajtur “Misari i Myzeqesë” dhe më pas është larguar.

Inspektorët e krimeve vazhdjnë të marrin në pyetje banorët e zonës për të rënë ndoshta në gjurmët e autorit.

Top Channel