Shëndetësia, Berisha mbledh task forcën

16/10/2010 16:25

Nën drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua sot mbledhja e task forcës për shëndetësinë, ku u trajtuan disa çështje të reformës në këtë sektor.

Kryeministri u ndal në aspekte të rëndësishme të reformës në shëndetësi si: përfundimi i  udhërrëfyesve klinikë dhe i protokolleve të trajtimit; kostifikimi; unifikimi i qëndrimeve dhe i praktikave mjekësore; dixhitalizimi i sistemit; ligji për financimin e sistemit shëndetësor; raportet me sektorin privat dhe cështjen e privatizimeve; reduktimi maksimal i vdekshmërinë foshnjore, etj.

Gjithashtu, një tjetër cështje e prekur prej tij ishte ajo për ndryshimet që duhet të pësojë shërbimi i farmacisë spitalore për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës dhe krijimi i një universiteti mjekësor.

Top Channel