Fier, helmohen tre anëtarë të një familjeje

16/10/2010 11:10

Tre persona të së njëjtës familje janë helmuar me helm për minjtë në Libofshë të Fierit.

Sipas informacioneve të fundit, helmimi ka ndodhur pasi nëna Avushe Bytyci, fjali Eduarti dhe nusja Luljeta kanë pirë helmin betridona në vend të ujit.

Tre te helmuarit janë në gjendje të rëndë në spitalin rajonal te Fierit.

Sipas hetimeve të deritanishme, ngjarja mendohet se ka qene aksidentale.

Top Channel