Shtyhet seanca gjyqësore për Prudentinon

15/10/2010 11:40

Gjykata e Vlorës shtyu për të hënën seancën gjyqësore ndaj Albino Prudentinos, kreu i organizatës mafioze ‘Sacra Corona Unita”.

I pandehuri Prudentino në seancën e sotme që zgjati vetëm disa minuta, kërkoi revokim të masës së arrestit dhe ndryshim të avokatit mbrojtës.

Prudentino, u arrestua pak kohë më parë në Vlorë dhe kërkohet nga drejtësia italiane për akuzat e pjesëmarrjes në organizatat mafioze, trafik lëndësh narkotike dhe grabitje.

Top Channel