Mandati i Beqjas, debate në Këshill

15/10/2010 12:30

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Rregullatores dhe Mandateve u diskutua në lidhje me heqjen e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja, kerkese e bere nga nje grup ligjvënësish nga mazhoranca.

Sipas shumicës pretendohet se firma private e deputetit Ilir Beqja ka marrë pjesë në një tender në bashkinë e Durrësit, në kohën kur kishte marrë detyrën në parlament.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërkohë Beqja deklaroi se veprimi i tij është në përputhje me Kushtetutën dhe shtoi se Gjykata Kushtetuese do të vendosë për mandatin e tij.

Deputeti tjetër socialist, Damian Gjiknuri deklaroi se Beqja nuk është përfshirë në konflikt interesi dhe nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës.

Top Channel