Librazhd, goditet me thikë 42 vjeçari

15/10/2010 22:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Sopot të Librazhdit ku një 42 vjeçar është goditur disa herë me thikë.

Sipas policisë së Librazhdit 42 vjeçari Namzi Njelina është qëlluar 4 herë me thikë nga kushërinjtë e tij, Bashkim dhe Besnik Njelina për motive të dobta.

Viktima u shoqërua për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim dy kushërinjtë agresorë.

Top Channel