Korrupsioni, Shalsi: Materialet në prokurori

15/10/2010 13:30

Deputeti socialist Eduard Shalsi ka dalë para pak castesh nga prokuroria e Tiranës, pasi ka dëshmuar për rreth dy orë lidhur me akuzat për korrupsion të bëra në adresë të deputetëve demokratë.

I ndalur nga mediat, Shalsi ka preferuar të mos japë detaje mbi dëshminë e dhënë, por ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar prokurorinë në hetime.

“PS do të ofrojë gjithë materialet që i vijnë në ndihmë të akuzës për të hetuar”, ka deklaruar Shalsi.

Ndërkohë, vetëm pak momente pasi ka dalë Shalsi, në prokurori ka hyrë ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili ka theksuar se disponon prova të forta për kontrabandën e naftës.

“Provat që po coj në prokurori do të zbardhin kontrabandën e naftës. Shpresoj që prokuroria të hetojë seriozisht pas provave që po dorëzoj sot”, është shprehur Prifti.

Lidhur me kontrabandën e naftës, ish-deputeti i LSI-së ka bërë përgjegjës numrin dy të Policisë së Shtetit, Kulicaj, ish-truprojë e kryeministrit Sali Berisha.

Top Channel