Kantautorë në profesion

15/10/2010 18:50

Të shkruash tekstin, të interpretosh, të orkestrosh, e njëkohësisht të luash në instrument duket një mision i komplikuar por, një këngë kantautori përcjell emocione të forta.

Shumë kantautorë janë të lidhur ngushtesisht me nje instrument te cilin e kanë studiuar. Redon Makashi nje emer i njohur i muzikes shqiptare, para se të formëzojë një melodi në formë këngë të kënduar, fillimisht notat e para i hedh ne piano.

Instrumenti është bashkëautori i tij kryesor. Pianoja është njëkohësisht edhe këshilltari i parë. Nje motiv, nje ngjarje apo nje fenomen qe godet kantautorin eshte fillesa e notave te para, kenga nis te ngrihet me melodi dhe jo me fjale. “Ketu filloj te krijoj ne pianon time dhe ne ambjentin tim te shtepise”, shprehet ai.

Per nje kantautor nuk ka kuptim banesa nëse nje kend i ambjentit te shtepise se tij nuk shnderrohet ne studio muzikore. Redoni ruan akoma dy instrumentet e tij loder qe perkojne edhe me talentin e tij te pa ditur ne ate kohe. Trofete e Redon Makashit jane te shumta mbi pianon e tij te vjeter qe nga koha studentore, por tashme ai na tregon se ka shume kompozime te tijat qe ruhen ne sirtar qe me sa mesuam i perkasin rrymave te viteve 80.

Edmond Mancaku luan ne kitare dhe krijmtarite e tij deshiron t’i shfaqe vete ne publik me shume se sa te kompozoje per kengetare te tjere. “E percoj me mire mesazhin e kenges kur kendoj vete”, pohon ai. Vemendja  dhe perqendrimi i dyfishte tek instrumenti qe luan, apo tek kenga dhe fjalet e saj eshte mundimi per nje kantautor kur del ne skene.

“Une ndihem si kitarist edhe pse kam mbaruar per kompozicion”, shton Mondi. Këngëtarë apo instrumentistë? Personazhet tanë e kanë të vështirë ta ndajnë njërën nga tjetra. Për këtë arsye do të vazhdojmë t’i shohim në skenë teksa i luajnë të dyja rolet.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA