Greqi, operacion antidrogë, në pranga katër shqiptarë

15/10/2010 11:25

Policia greke shkatërroi një organizatë që tregtonte lëndë narkotike në një lagje të kryeqytetit.

Ne pranga rane kater shtetas shqiptare, dy meshkuj 24 dhe 39 vjec,dhe dy femra 46 dhe 47 vjec. Emrat e te arrestuarve per momentin nuk behen publike per arsye hetimi. Sipas agjenteve, te ndaluarit jane anetare te se njejtes familje.

Ata rane ne duart e policise pas informacioneve qe kishin forcat e rendit se ne zone kryhej trafik lendesh narkotike. Ne banesen e shqiptareve u sekuestruan 2 kilograme kokaine, 6 kilograme kanabis, pistoleta, euro ne kesh, si dhe disa libreza bankare ku depozitoheshin shuma te medha parash.

Top Channel