Rooney, “viktima” e radhës së Ferguson?

14/10/2010 17:00

Kush i kundërvihet shefit largohet nga skuadra. Para Alex Ferguson nuk ka yje apo lojtarë të padiskutueshëm, sepse tekniku skocez e ka treguar prej 20 vjetësh se është ai që e bën ligjin në “Old Trafford”.

Disa vite më parë i tregoi derën idhullit të tifozerisë, David Beckham dhe një gjë të tillë mund ta bëjë edhe me sulmuesin Wayne Rooney, i cili ka nisur një sezon shumë të dobët me vetëm një gol të shënuar.

“Nuk kam probleme fizike”, shprehet bomberi anglez që hedh poshtë deklaratën e teknikut të tij, i cili konfirmoi të kundërtën. “Gjatë këtij sezoni nuk kam pasur asnjë problem në kavilje. Pse e ka thënë Ferguson një gjë të tillë? Nuk kam asnjë ide. Kam shumë dëshirë për të luajtur sepse golat do të vijnë”, shprehet Rooney.

Sinjalet më të qarta të krizës duket se po vijnë nga Madridi ku Jose Mourinho po “flirton” me futbollistin. Sulmuesi po kalon një moment krize edhe në jetën private pas skandalit të Wayne me disa prostituta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA