Lushnjë, gjendet i vdekur roja karburantit

14/10/2010 03:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në qytetin e Lushnjes, ku roja i një karburanti në hyrje të qytetit u gjet i vdekur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plugut”.

Sipas burimeve policore, viktima është 52 vjeçari Petraq Mihali, që u gjet i pajetë nga pasagjeret e autobusit te linjës Tiranë-Sarandë. Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 01:00. Mihali është qëlluar me një plumb në kraharor.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet, por nga kqyrja e vendit të ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Uniformat blu ende nuk kanë një pistë, ndërkohë që gjurmët e krimit duket se janë zhdukur nga errësira dhe shiu.

Top Channel