Schwimmer, për herë të parë në altar
13/10/2010 11:05
Ross i serialit “Friends”, David Schwimmer ka vendosur të shkojë në altar me bukuroshen britanike Zoe Buckman.
Cifti do ta celebrojë martesën në muajin qershor në një ceremoni private. 43 vjecari u takua me vajzën 18 vjet më të re gjatë xhirimeve në Londër me filmin “Run, Fat Boy, Run”.
Ai i propozoi bukuroshes të jetonte me të në SHBA, duke u fejuar menjëherë. Kjo është martesa e parë për të dy.
Top Channel