Kriza ka goditur rëndë edhe mediat greke. Gazetat dhe televizionet me te medha ne vend raportojne renie te medha dhe borxhe qe shkojne ne 664 milione euro.

Karakteristik eshte fakti se numri i shitjes se gazetave eshte ulur ne masen 50%,ndersa qarqet gazetareske shprehen se tashme viktimat e rradhes se krizes,jane jo vetem shtypi i shkruar ,por edhe kanalet e plotfuqishme te televizionit.

“Nuk ka me reklama.Njerezit me veshtiresi blejne gazeta dhe pyetja qe shtrohet eshte se: Ku po shkojme?Per mendimin tim vjen se shpejti nje furtune e madhe.Do te mbyllen gazeta do te pushohen njerez nga puna”, thotë Stavros Tzimas, kryeredaktor ‘Kathimerini Selanik’.
 
Kompanite e medha mediatike tradicionale si “Pigasos” apo “DOL” kane deklaruar reduktime te medha te vendeve te punes ,ndersa nuk ka asnje gazetar te shtypit te shkruar apo televiziv, qe nuk i eshte bere ulje rroge nga 10 deri ne 70%.

“Natyrisht kriza ekonomike solli nje krize te pergjithshme,pra krize edhe ne reklame ,solli ndalimin e subvencioneve shteterore ndaj gazetave dhe si rezultat.Eshte hera e pare qe gjate 26 viteve te punes sime ketu perjetova,para disa ditesh pushimin nga puna te nje kolegu”, thotë Viki Harisopoulou, kryeredaktore ‘Ta Nea Selanik’.

Edhe ne Selanik dy prej gazetave historike si “Agjelioforos” dhe “Maqedonia” jane gati te hedhin ne rruge me shume se gjysmen e punonjesve. Jane disa prej botuesve greke te cilet ne keto momente kane vene ne hipoteke pasurite e tyre te palujtshme, duke paguar rrogat me para borxh nga bankat, nderkohe qe keto te fundit deklarojne se edhe ky burim do te nderpritet.

“Para shume vitesh vetem gazeta “Ta Nea” ne te cilen punoj shiste 300.000 kopje ne dite ,kurse tani megjithese vazhdon te jete e para,tirazhi i saj nuk kalon me shume se 50.000 cope ne dite”, thotë Harisopoulou.

Ndërsa Tzmias thekson se “kriza nuk eshte e re ne media, ka vite qe ka filluar,por erdhi edhe ky grumbull rrethanash shperthyese te krizes se pergjitshme ekonomike per Greqine, qe zhyten akoma me shume ne nje pus te thelle mediat”.

Por kriza ne industrine e informacionit sipas specialisteve eshte thelluar edhe per faktin se mediat vendase nuk konkuruan ne tregun real te konsumatoreve, por ne ate te ndikimit politik, duke humbur keshtu besueshmerine dhe vertetesine.   

Top Channel