TIA: Akuzat në prokurori

12/10/2010 15:30

Akuzat e ndersjellta te politikaneve qe vine nga dy kampet me te medha politike ne vend duhet te verifikohen nga organet gjyqesore, dhe te mos mbesin vetem deklaratat politike. (UPDATE)

Por per te kaluar ne hetim dhe verifikim te ketyre akuzave, deputetet duhet te heqin dore nga imuniteti, cka kerkon edhe ndryshim te Kushtetutes se Shqiperise. Perfaqesuesit e “Transparency International Albania” i kane kerkuar deputeteve qe te depozitojne ne prokurori cdo informacion per shkelje te ligjit dhe te heqin dore nga imuniteti i tyre.

“Të japin shembullin pozitiv duke hequr dorë nga imuniteti parlamentar dhe bashkëpunojnë me institucionin e drejtësisë”, tha përfaqësuesi i TIA-s, Endri Shabani.

Me 8 maj te vitit te ardhshem do te mbahen zgjedhjet vendore ne vend. Sipas perfaqesuesve te TIA-s eshte domosdoshmeri qe te plotesohen te gjitha standardet demokratike dhe te respektohen rekomandimet e OSBE-ODIHR te publikuara me 14 shtator te vitit 2009.

Zhvillimi i zgjedhjeve te lira dhe demokratike eshte nje kusht per vendin tone, i cili eshte fare prane heqjes se vizave.

Top Channel